Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga tregu i Kombinatit, ku një javë më parë vinin pamjet e një tregu në kohë të zakonshme, por që tashmë gjithçka bëhet me rregull dhe radhë.
Kryeministri thotë se nuk është punë fashe orare, por thjesht çështje durimi dhe rregulli.
POSTIMI I RAMES
JA QË S’ËSHTË PUNË FASHE ORARE, PO THJESHT ÇËSHTJE DURIMI E RREGULLI😍
*Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: FITOREN E AFËRT TË SHQIPTARËVE
