Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kantieri i aeroporti i Kukësit një ditë pasi u shpreh se do të jetë gati brenda pak muajsh.
Sipas Ramës, aktualisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve dhe po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës.
Ky projekt po realizohet sipas standarteve të BE thekson kryeministri, “që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore”.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë
