Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama poston video nga Shkodra: Po i ndrit nuri nga turistët e shumtë këtë sezon, të cilët i gjen nga gjithë Europa

08:20 / August 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 71
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga Shkodra, ku ndër të tjera shkruan edhe se po i ndrit nuri nga turistët e shumtë këtë sezon, të cilët i gjen nga gjithë Europa.

“MIRËMËNGJES dhe me zojën Shkodër që po i ndrit nuri nga turistët e shumtë këtë sezon, të cilët i gjen nga gjithë Europa duke shijuar plazhet e Velipojës dhe sitet kulturore, ushqimin fantastik dhe natyrën e pashoqe, ju uroj ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Një turiste nga Kalifornia u shpreh se Shkodra është qytet shumë i pëlqyeshëm. “Si ndihemi në Shkodër? E duam atë. Kemi qenë në shumë qytete në Shqipëri, por Shkodra është shumë qytet i pëlqyeshëm, sepse nuk është shumë i populluar, por në të njëjtën kohë ke çdo gjë që të nevojitet nga ushqimi, kultura, vende për t’u kënaqur, si të shkosh në plazh dhe të kënaqesh. Ejani këtu ka shumë restorante të bukura këtu”, tha ajo.

“Në Shkodër duket sikur pranojnë çdo njeri. Ne jetojmë këtu, kemi jetuar në një apartament për 1 vit. Ne e pëlqyem aq shumë, kemi jetuar 1 vit kemi eksploruar gjithçka. Shkodra është qyteti i fundit që kemi vizituar, por do të donim të ishte i pari”, tha një tjetër turist amerikan.

“Jemi nga Madridi kemi ardhur para dy ditësh. Kishim dëshirë të shihnim këtë vend dhe organizuam një turne të shkurtër. Ne pamë xhaminë, bashkinë, një park të bukur atje, Fototekën Marubi. Po planifikojmë të shohim liqenin, të hamë peshk në restorantet pranë. Mund të shëtisim me biçikletë buzë liqenit dhe të bëjmë foto, sepse është bukur dhe njerëzit janë të këndshëm”, tha një turist spanjoll.

Një turiste holandeze u shpreh se ndihet shumë mirë në këtë vizitë. “Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë është një mrekulli. Kemi qenë në liqenin e Komanit, ishte mbresëlënëse. Lumi i Shalës ishte vërtetë i bukur dhe ne kaluam shumë mirë. Ushqimi është i shijshëm, peshku i freskët është me të vërtetë i mirë, është më i mirë se në Holandë”, tha ajo.

“Jam nga Uruguaj, Amerika e Jugut. Po e pëlqej qytetin dhe vendin. Në të vërtetë pëlqej malin, ishim dje për ngjitje. Jam i apasionuar pas fotografisë. Tani mezi pres të shoh muzeun. Nuk është hera e parë, kam qenë para 20 vitesh, kur vendi dukej krejt ndryshe. Më përpara ishte e vështirë të gjeje restorante e hotele të mira në atë kohë. Tani duket tip tjetër qyteti, është shumë më mirë”, tha ai.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.