Në një kohë që bota është në izolim natyra është ripërtërirë, ku ndotja dhe industria prodhuese është përgjysmuar ndjeshëm. Këtë mund ta themi dhe për vendin tonë që prej pothuajse një muaj e gjysmë është në karantinë.
Në vend kanë nisur të kthehen të shumtë në numër pelikani kaçurrel dhe flamingot. Kryeministri Rama ka postuar videon e veçantë të kanalit evropian Euronews ku flet për kthimin e këtyre shpendëve. “MIRËMËNGJES, Çfarë mrekullish ka Shqipëria”-shkruan Rama.