Këtë të hënë Tirana do të bëhet kryeqendër e Ballkanit. Kryeministri Edi Rama do të presë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Samitin e Procesit të Berlinit.
Kryeministri Albin Kurti nuk do marrë pjesë në takim pasi ndodhet në Greqi për edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar. Në vend të tij do të vijë zëvendëskryeministri Besnik Bislimin.
Në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiç.
Ky takim ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez Emanuel Macron. Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
