Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Problem i madh me deklarimet e pagës reale

12:45 / October 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 31 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ditën e sotme kanë zhvilluar një bashkëbisedim me bizneset për rëndesinë e deklarimit real të pagave që refektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore, pensioneve.

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se mosdeklarimi i pagave reale në sektorin privat është ende një problem që pritet të adresohet. Ai tha se bizneset duhet të reflektojnë, në të kundërt do të përballen me masa amdinistrative dhe penale.

Edi Rama: Askush nga ne nuk duhet t’i shmanget detyrimeve që ka. Ne kemi detyrimin si qeveri, të bëjmë çmos që jeta e pensionistëve të jetë sa më e qetë, që kushtet e jetës së tyre të përmirësohen sa të jetë e mundur dhe ata që krijojnë punë në këtë vend, kanë detyrimin që çdo qindarkë, të çdo pagese, për çdo person që i takon pensionistëve t’i shkojë pensionistëve. Ky është edhe detyrim i çdokujt që merr një pagë.

Në sektroin publik ky detyrim është i përmbushur sepse nuk varet nga sjellja e personit që paguhet por shkon direkt dhe derdhet në arkën e sigurimeve shoqërore, nuk ndodh e njëjta gjë në sektorin privat. Pra, kemi një problem të madh. Pavarësisht të gjitha përmirësimeve që janë bërë me deklarimin e pagës reale. Një problem shumë i madh që ne jemi shumë të vendosur që ta adresojmë dhe të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë.

Dëshirojmë dhe besojmë që kompanitë nuk do të jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë dhe penale për grabitjen e pensioneve. Duam të përcjellim te ju një shqetësim dhe një apel dhe një ftesë për të krijuar një front të përbashkët në këtë punë.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.