Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat për ambasadorët e rinj. Një aktor i njohur ndodhet në listën e 12 emrave të rinj të cilët qeveria i propozon për ambasadorë të Shqipërisë. Petrit Malaj pritet të jetë ambasadori i ri i në Kosovë. Në të njëjtën listë, ndodhet edhe propozimi i Ramës për një ambasador të ri në Serbi. Në Beograd, Edi Rama ka propozuar diplomatin e karrierës, Bardhyl Canaj i cili ka shërbyer më parë në Izrael.
12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë
Petrit Malaj-Kosovë
Oljan Kanushi-Slloveni
Bardhyl Canaj-Serbi
Genc Pecani-Rusi
Qirjako Qirko-Hungari
Artur Kuko-Holandë
Albana Dautllari-Suedi, Islandë e Norvegji
Mimoza Halimi-Poloni
Sokol Dedja-Danimarkë
Inid Milo-Bullgari
Entela Gjika-Spanjë
Ilir Hysa-Kuvajt
