Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto nga samiti i drejtuesve të 47-të shteteve në Budapest. Në foto vihen re takimet me të qeshura mes drejtuesve.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”.