Kryeministri Edi Rama i eshte drejtuar serish permes nje statusi protestuesve, vlonjateve dhe policise, pak ore pasi opozita njoftoi mbylljen e protestes se sotme.

Kreu i Qeverise pyet protestuesit se i kujt eshte faji qe ata po i terheqin prej hunde, nderkohe qe vlereson pjesemarrjen e vlonjateve ne takimin e zhvilluar ne qytetin bregdetar.
Statusi i Rames
Për Protestuesit: Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?
Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë!
Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh.Ju e bëtë! #Respekt