Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama refuzon Kuvendin: Do shkoj atje kur ta shoh unë të arsyeshme

21:22 / February 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 rama 1 1 167657858011
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për akuzat e opozitës për çështjen McGonigal dhe mosparaqitjen e tij në parlament për mocionin me debat.

Rama tha se do shkojë në parlament kur ta shohë ai të arsyeshme dhe se ka ndryshuar angazhimin e tij.

“Unë e kam thënë më parë se të fillonte kjo zallamahi që do të jem shumë më i përqendruar te punët e përditshme dhe shumë më pak i angazhuar në politikën e llafeve të përditshme.

Në ndërkohë dua të them që jam angazhuar me zell të madh dhe zjarr të madh për vite të tëra dhe në atë parlament, por besoj që padashjen time jam bërë dhe unë pjesë e diçkaje që është një hall i madh dhe një shqetësim i madh për gjithë publikun dhe ndihem dhe bashkëfajtor për këtë gjë.

Bashkëfajtor në gjithë atë skenë që është larg së qeni e denjë për ata që na japin besimin. Për këtë unë nuk kam më disponim që të hyj dhe të dal në politikën e përditshme si në fushatë elektorale.

Angazhimi im do jetë krejt i ndryshëm për të shlyer sado pak atë njollë bashkëfajësie për gjithë atë degradim. Unë nuk vendos se si duhet të sillet opozita, por vendos si duhet të sillem vetë.

Kur fola për ça fola nuk kisha parasysh fryrjen e bilbilave, në një moment të caktuar në parlament mund të frysh dhe bilbilin. Kisha parasysh një vijë të gjatë sjelljeje që është në nivelin më të ulët të edukatës të çdo familje në Shqipëri.

Unë do shkoj në parlament kur e shoh unë të arsyeshme. Unë flas me faktin e thjeshtë që më vjen turp dhe më vjen realisht turp që nuk kam mundur të ndikoj në ndryshimin e kësaj situate në parlament”, deklaroi Rama.

opinion Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.