Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: S’do të ketë më tendera e leje ndërtimi për ata që nuk kanë bilance pagash dinjitoze dhe kontrata

12:59 / April 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet në Kavajë me përfaqësues të biznesit për rritjen e pagës minimale. Kreu i qeverisë paralajmëroi masa për kompanitë e ndërtimit dhe atyre të shërbimeve që nuk kanë bilance pagash dinjitoze dhe kontrata me punonjësin. Ai u shpreh se atyre do t’u ndalohet aksesi në tendera dhe nuk do t’u jepet më leje ndërtimi. Sipas Kryeministrit është koha që punonjësin ta mbajmë sa më mirë.

“Janë disa gjëra që nuk shkojnë dhe duhen rregulluar. Duke qenë kaq kohë e bukur dhe duke qenë se tani fillojmë atë pjesën më të nxehtë të debatit, nuk po zgjatem me atë pjesë që t’ju rëndoj më shumë sepse do të marrim edhe disa masa për shembull, kompani ndërtimi që i marrin punëtorëve pa pikën e turpit sigurimet shoqërore dhe i deklarojnë me pagë minimale dhe i mbajnë nëpër skela dhe i paguajnë gjysma në të zezë nuk ka më kuptim. Ky është shfrytëzim. Ka qenë një fazë e ekonomisë që bazohej, që e kishte elementin numër 1 të konkurrueshmërisë krahun e lirë së punës, por nuk mund të konkurrohet me më krahun e lirë të punës sepse ky është shfrytëzim nuk është më hall jetik i kompanisë. Prandaj nuk kemi për t’i dhënë më leje ndërtimi, as akses nëpër tendera as kompanive të ndërtimit dhe të shërbimeve që nuk kanë bilance pagash dinjitoze dhe që nuk kanë kontrata kolektive me punonjësit sepse është koha që punonjësin ta mbrojmë dhe ta mbajmë sa më mirë”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.