Për dyshimet e ndërkombëtarëve për nismën e amnistisë fiskale, Rama u shpreh se është faji i një të djathte rublash, duke nënkuptuar këtu Berishën, që parterët kanë shqetësimet e tyre për ecurinë e kësaj nisme në vendin tonë. Rama tha se falë tyre, shqiptarët kanë një damkë të madhe, çka shkakton që të gjithë miqtë ndërkombëtarë të kenë rezervat e tyre. Teksa tha se e respekton këtë rezervë të tyre, Rama tha se gjithsesi vendi tynë do bëjë atë që është e drejtë.
“Është e papranueshme kjo gjuhë që përdorin në lloj lloj gjuhërash ndaj nesh. Është e djathta e rublave, ajo palo opozitë! Një pjesë e saj ka dalë në dritë, por do dalin dhe të tjerë. Edhe për atë stampën që mori ky popull që ishte në një luftë çlirimtar e thanë se trafikojnë organe, unë jam i bindur që kanë gisht përditë e përditë, ul e ngre. Harmonia e plotë e atij që sot e ka mbushur botën me inflacion dhe partia e këtij që sot bërtet Shqipëria në rrezik. Që do të thotë, nuk është për ti vënë faj, miqve ndërkombëtare, partnerëve, cinikëve, kur ja japin gojës pa asnjë siklet duke i futur të gjithë në një thes edhe duke e trajtuar nismën tonë amnistinë si skandal. Një skandal, një skandal i pa imagjinueshëm. Por ne do të vazhdojmë përpara se kjo është gjëja e drejtë. Sa shqiptarë kanë vajtur në Britani me emër tjetër se ishin në pikë të hallit dhe donin një zgjidhje. Sa vite kanë punuare ata? Ku do i çojnë lekët ata, në të bardhë e të zezë. Nuk i lëmë ne në rrugë këta.’– tha Rama
Qytetari: Bëjeni amnistinë.
Rama: Do e bëjmë, s’do e bëjmë për karshillëk, do e bëjmë për njerëzit tanë për vendin tonë.
