Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama nga Shkodra: Me Topallin përballja si kundështarë, por me Nokën ke një hu përpara

17:38 / April 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1556292032 rama3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’ është ndalur në Shkodër, ku ka deklaruar se drejtimin në 30 qershor do ta marrë PS-ja dhe do ta kthejë si Vlora me investime. “Më vjen mirë që jemi këtu sot në një moment të rëndësishëm që na ndanë shumë pak kohë nga dita kur PS do të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës.

Më vjen mirë, sepse më në fund do të na jepet mundësia që të bëjmë për Shkodrën shumë më tepër se kemi mundur që të bëjmë në kushtet që e kemi pasur të pamundur që të gjejmë një rrugë të arsyeshme bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës dhe për faktin se në bashkinë e Shkodrës drejtimin e ka marrë mungesa e vizionit, ideve dhe e një sensi përkatësie ndaj Shkodrës.

Një boshllëk që është mbushur me propagandë, llafe e politike, por nuk ka arritur që të adresojë shumë cështje. Më vjen mirë se ne kemi një ide si mund të zhvillohet më mirë dhe më shpjet Shkodra, të kanalizojmë më tepër investime. Për pak kohë nis rruga turistike e Thethit. Projektet e nisura për Liqenin do të vijojnë, ashti si kundër edhe në drejtim të duhur të gjitha projektet për zonat rurale.

Potenciali në qytet është i jashëzakonshëm për turizmin. Jam i bindur që shkodranët kanë qenë në Vlorë, e kanë parë në ditë të zezë, shkoni e shikoni tani dhe pyeteni veten, a doni që edhe Shkodra të bëhet si Vlora. Kjo ka një përgjigje, duhet që PS të drejtojë Shkodrën.

Në Shkodër ka njerëz të mirë, por e kanë syrin e mbyllur. Ata që kanë kaluar nga Topalli te Noka. Topallin e kemi pasur kundërshtare, nuk i ka kursyer fjalët në drejtimin tim, por kur përballesh me atë ke të paktën kundërshtarë, por kur përballesh me Nokën ke një hu që nuk ka fermer që e përdor. Nuk e merr njeri për hu për gardhin se i rrëzon gardhin. Si mundet që PD në Shkodër ka marrë besimin qyl, edhe kur s’ka bërë punë, se në fakt ndonjë e ka bërë. Si mund t’u vihet demokratëve në ballë Flamur Noka?!” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.