Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rama shpërthen ndaj Metës: Vaksinën për tërbimin s’kemi, presidenti është me çrregullime të dukshme

11:38 / March 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 604c94bb2bc3f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas ngjarjes që ndodhi ditën e djeshme në zyrat e FRD, ku nuk munguan përleshjet fizike dhe degradimi në fjalor banal mes presidentit, Ilir Meta dhe Policisë.

Ditën e sotme të rinjtë e FRPD-së kanë pritur me protesta Edi Ramën teksa shkonte në qendrën ku do të nisë vaksinimi i mësuesve, në shkollën ‘4 Dëshmorët’.

Të rinjtë e kanë pritur Ramën me thirrjet ‘Rama ik’, ndërkohë që në zonë ka prezencë dhe të punonjësve të Policisë.

Gjatë falës së tij, kreu i qeverisë “thumboi” edhe Presidentin Ilir Meta, teksa tha se “vaksinën për tërbimin nuk e ka akoma, do të jetojmë edhe pak kohë me shfaqje tërbimi”.

“Vaksinimi do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Shkollat do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Është një hap i madh përpara dhe kam shumë shpresë që në ditët në vijim do të kemi një lajm shumë të mirë për një sasi të madhe, që do na lejojë të hyjmë në një vaksinim masiv, që sezonin turistik ta kemi të lehtësuar. Do të vaksinojmë pensionistët masivisht, vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq. Kështu që do të na duhet të jetojmë edhe pak kohë me shfaqje tërbimi të kësaj natyre, që janë shprehje dëshpërimi. Ajo që ka rëndësi është të mundim armikun e padukshëm, pastaj mundjen e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët për përplasjen e Presidentit Ilir Meta me policinë, një ditë më parë, te zyrat e FRD, Rama theksoi se “më lejoni mos bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë jo vetëm që ka qëllime dukshëm të rënda”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.