Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Shqipëria i vetmi vend në Ballkan dhe Europë me zero taksë për biznesin e vogël

19:08 / February 25, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cfdc4c8d a87d 4ad3 8423 d371e2ca0951 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, thotë se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe Europë, ku biznesi i vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë ka zero taksa. Gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit, Rama theksoi se ne jemi i vetmi vend ku biznesi i vogël operon pa taksa.

“Nuk e ka asnjë vend në Ballkan, lëre pastaj Europën, pasi aty taksat të këpusin në mes”, u shpreh Rama në takimin me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit.

Rama po ashtu bëri të ditur se u rrit edhe tavani i xhiros për përjashtimin nga taksat, në mënyrë që më shumë biznese të përfitonin nga kjo politikë lehtësuese fiskale. ”Nëse në kohën kur ne morëm detyrën, biznesi i vogël quhej biznesi me xhiron deri asokohe 35 mijë euro, sot biznes i vogël quhet biznesi me xhiro deri në 14 milionë lekë xhiro në vit, që nuk paguan taksë, zero taksë”, tha ai.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se këto janë hapa të padiskutueshëm të një ekonomie që na jep mundësinë për politika lehtësuese fiskale e sociale.

Rama taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.