Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Simbiozë e plotë me Veliajn për projektet. Ka detyrë të mendojë 24 orë në ditë për punët në Tiranë

09:58 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama erion veliaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, thotë se bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn është i suksesshëm. I pyetur gjatë një bisede televizive këtë mëngjes, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy pushteteve si themelore.

“Lali Eri ka lindur me këmishë, sepse është themelore për një kryetar bashkie që të ketë derën e hapur dhe të ketë disponimin e qeverisë qendrore për t’u ulur e diskutuar për projekte për të marrë mbështetje. Unë i kam provuar të dyja edhe kur kam pasur mbështetjen e qeverisë megjithëse ka qenë kontekst krejt tjetër, pasi të ardhurat e bashkive ishin të vogla, buxheti i shtetit i vogël, dhe probleme e Shqipërisë shumë ndryshe dhe shumë më të thella. Sepse gjërat harrohen shpejt. Por që të funksionojë bashkia pa pasur mirëkuptim, pa ndarë vizionin me qeverinë, në kontekstin e Shqipërisë është e pamundur”, theksoi Rama.

Ai vuri në dukje se për projektet e Tiranës janë në simbiozë. “Jemi në simbiozë të plotë dhe kjo na jep mundësinë të bëjmë gjëra. Nuk e di nëse ka gjëra që do t’i bëja ndryshe, por gjërat që bëjmë i bëjmë bashkë. Ai ka detyrën të mendojë 24 orë në ditë për Tiranën, të jetë proaktiv, të vijë me propozime, që nuk i mungojnë dhe sigurisht është një bashkëpunim i suksesshëm pa diskutim”, deklaroi kryeministri në “Wake Up”.

Edi Rama Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.