Kryeministri Edi Rama feston sot ditëlindjen, dhe për këtë ditë ka zgjedhur të postojë një foto të veçantë, atë me nënën e tij, Anetën.
Rama mbush sot 56 vjeç dhe në foton e postuar shkruan: Me gruan që më dha jetën.Pas tyre shfaqen shumë foto të familjes, çka tregon se Rama ka preferuar ta ndajë këtë ditë të shënuar me familjen e tij.
Kryeministri Rama ka lindur në Tiranë më 4 korrik 1964 dhe është i martuar me znj. Linda Rama. Ai është baba i dy djemve, Gregut dhe Zahos.