Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një takimi me fermerët në Ersekë, se ata duhet të pajisen me nipt për të marrë mbështetje nga ministria ose fondet e BE-së. Po ashtu Rama nënvizoi edhe se 35% e nipteve të zonës së Ersekës i kanë gratë. “Kemi shumë fermerë që nuk e marrin niptin se i tremben taksave. Nëse nuk jeni pasijur me nipt nuk merrni asnjë lloj mbështetje. Nipti është i dobishëm, siç e keni parë u ka dhënë naftën. Në këtë zonë janë rreth 35% e nipteve që zotërohen nga gratë, janë angazhuar për të bërë projekte”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
