Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në New York me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan.
Kryeministri informoi se gjatë takimit u diskutua për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë.
Rama ndodhet në New York ku do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Delegacioni shqiptar në OKB kryesohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe pjesë e tij janë kryeministri Edi Rama dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.


