Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama takim me mësuesit për rritjet e pagave: Do të shkojnë deri në 106,800 Lekë

18:17 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edirama me mesuesit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një takim me mësuesit, Kryeministri Edi Rama u ka shpjeguar atyre sa do të shkojnë rrogat e tyre pas rritjes së pagave.

Kreu i qeverisë foli për rritjen e pagës minimale që hyri në fuqi në muajin Prill, si dhe për ambicien e ekzekutivit që pagat mesatare të rritet në 900 Euro sipas një skeme 2-vjeçare përmes dy etapave.

“Pagat nuk rriten sepse ti do por rriten sepse ti ke mundësi që t’i qëndrosh asaj rritje. Kapaciteti për të qëndruar në atë kontratë korrekt garantohet nga rritja e mundësive ekonomike. Rritja që do bëjmë lidhet edhe me fakti që ne bëmë një rritje përtej parashikimit të pagës minimale edhe për këtë sepse pamë që mundësia e rritjes së përgjithshme të pagave u krijua dhe sepse është e rëndsishme që paga minimale të shtyyjë edhe sektorin privat sepse është e vetmja gjë që shteti mund të bëjë me detyrim për të gjithë. Dhe detyrimisht në momentin kur paga minimale rritet duhet bërë gjithë korrektimi”.

E në këtë aspekt, me rritjet përmes 2 etapave, paga e një mësuesi të arsimit 9-vjeçar do të shkojë në rreth 950 mijë Lekë të vjetra kurse për mësuesit e gjimnazeve në rreth 1 milionë Lekë të vjetra.

“Kemi bërë një plan me 2 hapa i cili do nisë tani dhe do mbyllet vitin e ardhshëm që të realizojmë këtë rritje. Për mësuesit dhe mjekët ishte parashikuar rritja 7% kështu që do bëjmë rritjen 7%. Pastaj në hapin tjetër, vitin e ardhshëm, paga juaj do kapërcejë në një tjetër nivel. Nëse sot rritja mujore do jetë midis 3500 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollës së mesme dhe deri në 5000 për drejtusit, tek rritja e përgjithshme mësuesit në shkollën 9-vjeçare do kenë paga 95550 Lekë dhe mësuesit në shkollën e mesme 106800 Lekë. Këto janë bazat pastaj ka sipas vjetërsisë e kualifikimeve. Por ky është niveli i pagës së mësuesve. Është thuajse dyfishi i pagës që keni pasur ju kur jemi nisur së bashku me këtë përpjekje. Jemi në një fazë të re në të gjtha aspektet e parametrave financiar të shtetit”, theksoi Kryeministri Edi Rama. 

Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.