Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të vizitojë për herë të dytë Shqipërinë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, pas takimit të tyre në samitin e NATO-së në Vilnius të Lituanisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka treguar për këtë takim dhe për lajmin. Tirana zyrtare kohët e fundit ka pritur shumë liderë botërorë, i fundit ishte ish-presidenti SHBA-së, Bill Clinton.
Megjithatë, Rama nuk e specifikon nëse Macron do ta vizitojë Shqipërinë më herët apo në samitin e tetorit që do të mbahet për Procesin e Berlinit.
