Kryeministri Edi Rama ka takuar yllin e Hollivudit Leonardo DiCaprio. Rama ndodhet në Glasgow të Skocisë aty ku po zhvillohet Samiti COP-26 për klimën. Vetë kryeministri Rama ka publikuar një foto nga takimi që ka zhvilluar me DiCaprion. Rama shihet në këmbë pranë aktorit teksa duket sikur diskuton me të.
“Kur je komshi me Leonardo DiCaprio dhe të lidh mbrojtja e Vjosës,”- shkruan Rama krah fotos, duke shpjeguar kështu se biseda mes tyre është zhvilluar për Vjosën.
