Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama tallet me deputetët e Berishës: S’jeni grup ju, hajdeni këtej me ne. Baçi: Boll ke

19:43 / September 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama shehu 646x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e Partisë Demokratike janë shprehur të shqetësuar për shkeljen e rregullores së Kuvendit, me mazhorancën që votoi të gjitha projektligjet e parashikuara për të kaluar sot në Parlament para mbylljes së diskutimeve.

Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e justifikoi votimin para kohe me një vendim të kryetarëve të Grupeve të secilës parti, deputeti i PD, Tritan Shehu iu përgjigj duke thënë se: “Kryetarët mund të jenë çmendur”.

“Po vazhdojnë të ndodhin gjëra të çuditshme në këtë parlament. Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni ligjin që doni të kaloni. Pse flasim ne këtu zonja kryetare. Ne japim argumente. Unë mund të jap argumente që zoti kryeministër mund të ndryshojë mendim për projektligjin. Ju thoni e kanë vendos kryetarët e grupeve. Edhe mund të jenë çmendur kryetarët e Grupeve . Ju takon ju të vendosni rregull dhe të mos lejoni veprime të tilla të antiparlamentarizmit këtu”, tha Shehu.

Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe deputeti Luan Baçi, i cili kërkoi gjithashtu që të njihet lista e re e deputetëve të paraqitur nga Partia Demokratike dhe jo ajo e shkuara e ish-kryetarit Lulzim Basha.

Ndërkohë në këtë moment kryeministri Edi Rama ka provokuar deputetët e PD të drejtuar nga kreu Sali Berisha duke u thënë se nuk kanë grup parlamentar, ndaj le t’i bashkohen Partisë Socialiste.
“Na bën thirrje kryeministri që andej thotë nuk keni grup ju. S’jeni grup hajdeni këtej nga ne thotë. Dua t’i them boll keni ju, nuk ju mjaftojnë ata deputetë që keni. Ju duhet të merrni në shqyrtim edhe listën e deputetëve të Partisë Demokratike, jo listën që ka paraqitur ish-kryetari i Partisë dhe vazhdoni me atë”, iu përgjigj Baçi, kreut të qeverisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.