Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama thirrje qytetarëve që kanë shtëpitë pranë kalasë së Beratit: Shteti do ju japë 50 mijë dollarë, ju duhet…

17:11 / December 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1638457061 rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Berat për të mbajtur një dëgjesë publike me qytetarë e sipërmarrës për Bonusin e Rijetëzimit dhe grante për fushën e turizmit. Ata janë ndalur në kalanë e Beratit, aty ku kalaja e këtij qyteti është rijetëzuar.

Rama tha se në rijetëzimin e saj janë ruajtur elementët tradiciaonalë dhe janë shtuar elementë të tjerë me shumë shijen. Kryeministri i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë shtëpitë pranë kalave kryesisht, apo objekteve të tjera kulturore të mos ngurojnë që t’i rijetëzojnë shtëpitë, pasi do kenë një bonus 50 mijë dollarë dhuratë nga shteti që bashkuar edhe me paratë që do hedhë subjekti do përdoren për rregullimin e tyre.

“Në rijetëzimin e kësaj kalaje janë respektuar elementët tradicionalë dhe u shtuan elementë me shumë shije që e kthejnë këtë godinë, deri dje të papërdorur në një tjetër destinacion të bukur në Berat. Shpresoj që pas takimit të kemi mundësinë t’i bëjmë edhe një reklamë në rrjetet tona sociale.

Rijetëzimi i i kalave është një nga gjërat më të bukura që mund të bëjë një vend me trashëgimi kulturore të pasur si Shqipëria. Përfitoj nga rasti t’i bëj një thirrje familjarëve që disponojnë shtëpi të tilla pranë kalasë kryesisht, që tani me këtë bonus rijetëzimi për të gjithë ata që do duan të futen në një plan transformimi të shtëpisë deri në 50 mijë dollarë.

Është i njëjti parim që është përdorur për bujqësinë përmes pikave të grumbullimit dhe agropërpunimit. Është një instrument i marrë nga BE, ku shteti jep dhuratë një pjesë të parave bazuar në një angazhim të subjekteve që duhet të prezantojnë një projekt dhe duhet të vendosin edhe ata një shumë parash.

Besojmë shumë që ne kushtet kur e kemi zeruar taksën për biznesin e vogël dhe përgjithësisht këto janë biznese të vogla, kemi zeruar TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro, kjo do t’i japë mundësi pasardhësve për të krijuar të ardhura që në të gjitha rastet janë më të larta se rroga e shtetit”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.