Kryeministri Edi Rama ishte sot në Farkë ku iu dorëzoi çelësat e shtëpive të rindërtuara disa banorëve që ishin goditur nga tërmeti i vitit të kaluar.
I pranishëm me të ishte edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Nga dokumentet e hipotekës, biseda rrodhi tek rakia, me të cilën u pritën nga i zoti i shtëpisë, ku ministri ishte kurioz, nëse ishte raki bio, ndërsa Rama dha ‘meritën’ te fakti që Peqinasit nuk e kanë traditë nxjerrjen e rakisë. Pikërisht këtu nuk munguan as batutat me tyre.
BATUTAT NË FARKË:
Edi Rama: Se rakinë se pimë dot me maskë… po e heqim maskën. Këto dokumentet na ti (gruas), se me burrat s’dihet asnjëherë. Ulu atje (gruas), mbaji mirë. Shyqyr që kemi gratë.
Burri: I ka krijuar Zoti të dyja.
Arben Ahmetaj: E bën vetë rakinë mo se të pyeta dhe… e keni zakon nga zona?
Edi Rama: Peqini? Jo mo….
Kryefamiljari: Pse se kemi ne? Bëjmë ne, raki tajke…
Edi Rama: Shumë e mirë është, se unë se njoh dhe aq mirë… këta të Gjirokastrës e njohin mirë rakinë e të tjerëve, të se të tyren e ruajnë.
Arben Ahmetaj: Aty s’na mbin rrushi, na mbin guri
Edi Rama: Të tyren e ruajnë për ditë të këqija.
Arben Ahmetaj: E mbajmë poshtë tek qilari.
