Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Tjetër rritje pagash këtë vit për administratën

16:26 / February 9, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur me superlativa për punën e administratës publike, duke theksuar që i ka zbardhur faqen shqiptarëve në Bruksel. Madje, ai ka theksuar se do të ketë një tjetër rritje pagash këtë vit.

“Kjo nuk është një fjalë e bukur, ky është një fakt që çdo kush që hyn çdo mëngjes në derën e administratës publike duhet ta ketë parasysh, sepse nga çdokush prej jush varet një grimcë e punës kolosale që duhet të bëjë Shqipëria për t’u ulur në atë tryezë që deri dje ishte e pamundur të imagjinohej. Është një mundësi reale për ta bërë këtë vend një vend që funksionon me të njëjtat interesa si vend anëtari BE. Tani për hir të vërtetës këtu janë një pjesë e atyre që ishin pjesë e takimit dhe e kanë dëgjuar që unë kam qene shumë i shqetësuar kur filloi procesi. Nuk e mendoja dot që administrata jonë do të nxirrte nga vetja një rezultat të tillë dhe do të na zbardhte faqen me superlativa në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë dhe me bashkëpunëtorët që ky mund të jetë momenti ynë, pasi mund të shfaqemi me sakëlldira që në Bruksel nuk i fsheh dot. Unë kam rënë pre, e atij përceptimi që thonë se administrata nuk bën asgjë dhe nuk janë aty për hir të meritës. Edhe unë i ndikuar kisha të njëjtin përceptim. Prezantimet në Bruksel, pra i gjithë procesi përfundoi me habi dhe është siguria më e madhe dhe fakti më i pakonceptueshëm, që ne i kemi të gjithë arsyet që Shqipëria mund të mbështetet te kjo administratë dhe mund t’ia dalë më shpejt se të tjerët në rajon fal kësaj administrate.

Nuk them veçse ta shikoni veten si lojtarët e ekipit kombëtar, pasi secili prej jush mbart të njëjtin funksionon që mban çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar. Kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë. Kjo nuk është retorikë, ky është fakt. Ndërkohë që e vërteta është që sot në këtë kontekst historik që Shqipëria duhet të bëjë në të gjitha hapat e procesit të BE, të jesh pjesë e administratës nuk do të thotë thjesht pjesë e një misioni publik, por të jesh pjesë e një misioni historik. Tani nuk jemi këtu për fjalët që unë thash, por duke vlerësuar se çfarë sfide e jashtëzakonshme është përpjekja dhe duke u bërë njësh me standardet e BE, kërkon një vetdije që secili prej nesh duhet të bëjë.

Ne i kemi rritur dhe do t’i rrisim prap pagat këtë vit, por duhet një qetësi shpirtërore që e gjithë administrata të bëjë mirë punën e vetë”./

Bruksel Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.