Një nga pikat e deklaratës së përbashkët të miratuar dje në Bruksel ishte dhe gjetja e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet dypalëshe, pra të Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen ”Beleri”.
Gjatë konferencës për shtyp, Rama tregon dhe çfarë diskutoi në Bruksel lidhur me ftohjen e marrëdhënieve me Greqinë.
“Dallimi aktual mes nesh e Greqisë kam nënvizuar se kjo është çështje mes nesh dhe duhet ta trajtojmë mes nesh. Si Shqipëri ne nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me Greqinë që është partner strategjik dhe vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin dhe forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka na takon ne. Ne duam të jemi një vend europian në BE, jo një shtet ballkanik në BE”,-tha Rama.
