Fshati i Razmës, rreth 40 kilometra larg nga Shkodra, është një nga destinacionet më të preferuara gjatë stinës së dimrit për vizitorët.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamje nga pyjet e mbuluara me borë të Razmës, duke ftuar vizitorët dhe të pasionuarit pas alpinizimit ta vizitojnë atë. “Pyjet e Razmës që bëhen edhe më magjike nën qilimin e dëborës”, shkruan Rama,
Razma është një fshat i vogël, rrethuar me pyje të dendur ahu dhe pishe, që të lënë pa fjalë me madhështinë, ngjyrat dhe bukurinë e tyre. Razma është kthyer në një nga pikat turistike më të preferuara, ku shkojnë të gjithë e në çdo stinë, e jo vetëm nga qyteti i Shkodrës.
