Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Unë jam vetëm me Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master

12:03 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ky universitetet, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane ka marrë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologj, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri vuri në dukje, sipas tij ndryshimin që ka pësuar UBT. Ndër të tjera Rama nuk hezitoi të shkëmbejë batuta me të pranishmit. Kryeministri tha se në sallë ai është i vetmi pa tituj akademikë, ndërsa shqiptarët janë me Master.

“Sot për mua është një ditë e shënuar e marrëdhënies me rektorin, në të drejtën e tij ai ishte shumë i shqetësuar disa kohë më parë. qoftë për faktin se ka pasur një rënie për regjistrime në universitetin Bujqësor. Qoftë për faktin e mos hapjes së doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime sesi t’ja dalim më mirë.

Në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe asnjë statusi akademik. Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr ku të gjithë shqiptarët janë me Master.

Sot hapet një proces doktoraturash i një cilësie të garantuar. Iu jepet mundësia 30 individëve që të zhvillojnë një doktoraturë, e cila të ketë vulën e universiteteve më të mira të fushës në Gjermani, apo vende të tjera të BE. Ky është modeli që duhet të shtrijmë në të gjithë sistemin për doktoraturat. Nuk duhet të japim doktoratura lokale. Nuk duhet të kemi as universitete lokale”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.