Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rama: Verfikoni tokat-shtet ku do ndërtohen lagjet e reja

07:58 / December 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej dhjetë ditësh tashmë kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë ccdo mëngjes ku në fokus është situata aktuale pas tërmetit dhe masat për të pastrehët.

Rama tha se puna për ndërtimin e lagjeve do të nisë shumë shpeht, po ashtu dhe verifikimi i tokave ku do të ndërtohet.

Mes të tjerash Rama nuk la rast pa sulmuar dhe atë që ai e quan grupi ‘KÇK’, ‘Kap Ça të kapësh’, ndërsa theksoi se pavarësisht faktit që ajo mund të jetë tokë shtetërore, mund të ketë raste që mund të jetë grabitur.

“Menjëherë drejtuesi i Entit duhet të vihet në dispozicion të programit. Qoftë nga pikëpamja e planeve, projekteve, duhet të integrohet në programin e rindërtimit. Puna për ligjin e posaçëm për rindërtimin po ecën. Koha është e ngushtë, kështu që në 19 duhet të kalojmë ligjin e posaçëm. Duhet përgatitur për parlamentin dhe një kërkesë për shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet. Duhet të përgatiten të dhënat se ku do të ndërtohet. I jemi referuar pronës tokë-shtet, por KÇK ka bërë të veten, në kohën kur kemi bërë punë të tjera në gjithë këtë kohë dhe duhet verifikuar në hipotekë çdo pronë. Që mos të gjendemi me surpriza, kur të shohim që është tokë e cënuar dhe e kafshuar nga KÇK. Raporti duhet të jetë gati javën që vjen.”, tha Rama.

Po ashtu Rama tha se do të bëhet thirrja për të gjithë ata që kanë apartamente stok. “Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar. Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”- nënvizoi Rama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.