Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet e punës së vijon për ndërtimin e Lungomares së re të Durrësit.
Teksa uron ndjekësit për një ditë të mbarë, kreu i qeverisë nënvizon edhe se ky projekt do të ketë një investim me impakt të lartë ekonomik, i cili do t’i japë edhe më shumë vlerë të shtuar turizmit në qytetin bregdetar.
”MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga nisja e punimeve për ndërtimin e Lungomares së re të Durrësit, një investim me impakt të lartë ekonomik, i cili do t’i japë edhe më shumë vlerë të shtuar turizmit në qytetin bregdetar, një shëtitore spektakolare që do të fillojë nga ura e Dajlanit e deri te godina e Kavalishencës, në 3 kilometër vijë bregdetare, me gjelbërim, parqe dhe hapësira sportive, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
