Kryeministri Edi Rama i quajti publikimet e një ditë më parë të Zërit të Amerikës si një sallatë fjalësh, teksa tha se VOA u bë sërish kazani mediatik i Tiranës.
“Domethënë e tha Amerika. Fatkeqësisht është e dyta herë në një periudhë kohe të shkurtër që Zëri i Amerikës bëhet zëdhënës i kazanit të Tiranës. E dyta herë në një kohë suhmë të shkurtër. Herën e parë e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara. Këtë herë mund të them vetëm kaq, asgjë e re nga fronti juaj.
Një sallatë fjalësh e cila nuk ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm. Zero. Tani meqë ju e doni me Amerikën, dhe meqë ju i dini shqiptarët në vitin 2019 kaq të pashëtitur e kaq të pamësuar, sa mund ti tërhiqni pas vetes duke u thënë e tha Amerika, unë po ju them juve që me Amerikën ne, kjo qeveri dhe unë personalisht komunikojmë drejt për drejtë. Pas kësaj fjale do të jem i detyruar tju lë, sepse jam në pritje të një komunikimi të drejt për drejtë me Shtëpinë e Bardhë”, tha Rama.
