Kryeministri Edi Rama bëri të ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca se kush do të jetë kryenegociatori që do të drejtojë tryezën e negociatave me Bashkimin Europian. Nderkohe nuk eshte bere e ditur ende se kur do te nise tryeza e negociatave.
Bëhet fjalë për diplomatin e njohur Zef Mazi. ” Zef Mazi, do të jetë kryenegociatori dhe me një grup të mirë përzgjedhur do të jenën regjia e betejës për negociatat një betejë që zhvillohet në fushën e dijes, vullnetit ët mirë për të çuar me shpejtësi përpara procesin. Me këtë skuadër, me këtë mirëkuptim të gjerë që kemi, shpresoj edhe me institucionet e tjera. Ne jemi gati për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, të japim një kontribut ët gjithë, secili me barrën e tij, e qeverisë është më e madhja dhe ne do ta mbajmë, e do ta mbajmë me sukses”, tha Rama.
KUSH ESHTE ZEF MAZI
Ai eshte ish diplomat shqiptar i karrieres i cili, qe nga viti 2011, sherben si Asistent Special per Strategjine i Drejtorit te Pergjithshem te Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Ne kete funksion ai ka qene i ngarkuar per formulimin, planifikimin dhe zbatimin e strategjise per te gjithe Agjensine, si dhe per manaxhimin e risqeve dhe te dijeve.
Zef Mazi ka qene Ambasador i Republikes te Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar te Britanise te Madhe dhe Irlandes te Veriut si dhe ne Republiken e Irlandes (2007-2011). Para kesaj, Zef Mazi ka qene Ambasador dhe Perfaqesues i Perhershem i Shqiperise ne Zyren e Komnbeve te Bashkuara ne Vjene, ne Agjensine Nderkombetare te Energjise Berthamore (ANEA), ne Organizaten per Bashkepunim dhe Siguri ne Evrope (OSBE), ne Organizaten per Zhvillimin Industrial te Kombeve te Bashkuara (UNIDO), ne Organizaten per Ndalimin e Plote te Provave Berthamore (1992-1997 dhe 2002-2007, respektivisht). Ai ka qene kryetar i Forumint per Bashkepunim per Ceshtjet e Sigurise te OSBE (2003), dhe ka sherbyer edhe ne Sekretariatin e OSBE-se dhe te ANEA-s (1998-2002).
Zef Mazi ka qene Kryetar ne Detyre Misioni ne Ambasaden e Republikes te Shqiperise ne Austri dhe ne Konfederaten Zvicerane (1991-1992). Para kesaj, ai ka sherbyer ne Departamentin e Bashkepunimit Shumepalesh te Ministrise te Jashtme te Shqiperise ne Tirane, i ngarkuar per KSBE-ne, si dhe anetar i delegacionit te perhershem te Shqiperise ne negociatat per rivendosjen e marredhenieve diplomatike ndermjet Britanise te Madhe dhe Shqiperise (1989-1991)
Zef Mazi ka sherbyer edhe si shef i zyres te marredhenieve me jashte te Drejtorise te Pergjitheshme to PTT-se (1987-1989), si dhe perkthyes/editor ne Shtepi Botuese dhe, ne te njejten kohe, lektor i jashtem ne Universitetin e Tiranes (1978-1988) dhe foles ne Radio Tirana Sherbimi ne gjuhe te huaja (1975-1985).
Zef Mazi ka qene kandidat per president ne zgjedhjet presidenciale ne Shqiperi (2002), si dhe kandidati zyrtar i Shqiperise per postin e Sekretariat te Pergjithshem te OSBE-se (2005).
