Në lidhjen e tij të përditshme me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tregoi dhe se si po i kalo ai këto ditë izolimi në shtëpi.
“Do të numërojmë ditë dhe javë brenda. Prandaj miq durim dhe vetëm durim. Meqë po rrimë të gjithë në shtëpi, po përfitojmë edhe pozitivisht po përfitojmë disa të mira. Unë po bëj yoga dhe ushqim vetëm në harkun e 8 orëve dhe 16 orë agjerim. Është super, e kam me provbë. Kush do, ta provojë!,“-tha Rama.
Aktualisht në Shqipëri janë 38 persona të prekur me COVID 19, të konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë.
