Mbrëmë Tirana u kthye në një arenë të madhe feste. Ndaj edhe kryeministri Edi Rama postimin tradicional të mëngjesit e ka nisur me postimin e fotove më pikante të koncertit madhështor që u mbaj mbrëmë në sheshin “Skënderbej”, ku performuan këngëtarët më të dashur nga publiku.
Koncerti u mbaj për të festuar 100-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, si edhe për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
“MIRËMËNGJES me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit europian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë më parë me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të qetë”,-shkruan Rama.
