Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj ka shqetësuar fansat pas publikimit të një fotoje në InstaStory, ku ai shfaqet duke marrë oksigjenoterapi.
Në fotografi, Lahaj shihet duke marrë oksigjenoterapi, por pa ofruar asnjë detaj për situatën. Ai nuk ka shpjeguar arsyen e pranisë së tij në spital dhe as natyrën e problemit shëndetësor që po përjeton.
Fakti që ai ka publikuar vetë videon lë të kuptohet se ai dëshiron të ndajë këtë moment me ndjekësit e tij, ndonëse pa dhënë shpjegime të mëtejshme.