Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ranë në liqenin e ngrirë, vdesin 3 fëmijë në Angli, 1 në gjendje kritike

17:00 / December 12, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre fëmijë kanë vdekur dhe një tjetër është dërguar në spital në gjendje kritike, pasi ranë brenda liqenit që në sipërfaqe ishte ngrirë, Babbs Mill Park, në Solihull të Britanisë së Madhe të dielën.

Djemtë e moshës 8, 10 dhe 11-vjeçare kanë vdekur, ndërsa kërkimet në liqe po vazhdojnë “për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse dikush tjetër ka rënë në ujë”.

Mendohet se ata kishin luajtur në akullin e krijuar në sipërfaqe në liqenin e Babbs Mill Park, tha Policia.

Ata u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorën nga uji, por autoritetet britanike thanë se ishte e pamundur që të shpëtoheshin, duke shtuar se e kuptojnë se sa “shqetësuese është kjo për familjet dhe komunitetin e gjerë.”

Temperaturat mendohet se kanë qenë -1 gradë celsius në momentin e incidentit, duke rënë në -3 gradë celsius gjatë natës.

“Mund të duket piktoreske[pamja e liqenit të ngrirë], por mund të jetë vdekjeprurëse”, tha një punëtor shpëtimi. “Ju lutemi, ndihmoni që kjo të mos ndodhë përsëri”.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u ka shprehur ngushëllime familjarëve./ Rel

angli femije liqen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.