Kryedemokrati Lulzim Basha ka rikthyer edhe njëherë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën biznesit dhe të investimeve të huaja në Shqipëri. Basha e ka cilësuar situatën si alarmante, duke rikujtuar që dy investitorët e mëdhenj në Shqipëri janë vetëm TAP dhe Devolli, të cilët po vazhdojnë punën e nisur në kohën e qeverisjes së PD-së.
“Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë. Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe konçensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve,”-shkruan ndër të tjera Basha.