Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Raporti, 1860 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet italiane

09:19 / November 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgje shkup
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti më i fundit zyrtar, i Ministrisë së Brendshme Italiane, konfirmon se deri më 31 tetor 2021 janë 1860 të burgosur shqiptarë, mes të cilëve 19 femra, që vuajnë dënimin në burgjet italiane.

Ndër të burgosurit e huaj në Itali, shqiptarët kanë numrin më të lartë pas atyre me kombësi marokene (3401) e rumune (2045), dhe renditen të tretët në listën e ndarjes sipas vend origjinës së tyre.

Shqiptarët e burgosur përbëjnë 10.7% të numrit të përgjithshëm të burgosurve jo italianë e ky numër është në reduktim në krahasim me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 kur deri në 30 qershor 2021 në burgjet italiane regjistroheshin 1931 të burgosur shqiptarë.

Numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë ndodhen në burgjet e rajoneve Lombardi, Lazio, Toscana, Piemonte, Veneto e Puglia, që konfirmon dhe nivelin më të lartë të kriminalitetin shqiptar në këto territore.

Sipas raportit të Ministrisë italiane, janë dhe 68 shtetas kosovarë që vuajnë dënimin në sitemin e burgjeve italiane, prej tyre dy femra. Numri më i lartë i tyre ndodhet në burgjet e rajoneve Lombardi e Veneto.

Të dhënat e autoriteteve italiane konfirmojnë se janë gjithsej 54 307 shtetas që vuajnë dënimin në burgjet italiane, prej të cilëve 17 315 janë shtetas të huaj.

Këto të dhëna zyrtare kanë vënë në alarm Garantin Kombëtar për të drejtat e personave të privuar nga liria personale, Mauro Palma i cili sinjalizon se ditë pas dite po verifikohet një rritje e numrit të të burgosurve e një mbipopullim i burgjeve italiane jashtë kapacitetit të tyre mbajtës që përgjithësisht është 50 mijë vende.

Në fazën më akute të emegjencës pandemike, burgjet italiane regjistruan një reduktim të numrit të tyre e shifrat e fundit sinjalizojnë se po rikthehen në tendencën e mbipopullimit e që sipas Garantit Mbrojtës të të burgosurve, “duhet të jetë nën vëmëndjen e autoriteteve përgjegjëse.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.