TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Vizitë misterioze e Putinit në selinë e Kremlinit, publikohen pamjet në orët e vona të Presidentit

07:13 / June 27, 2022

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë

21:58 / June 26, 2022

Vlorë/ Zjarr në kabinën elektrike, qendra në errësirë

21:52 / June 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Raporti i AMP/ Mete: Ligji për sipërmarrjet e investimeve kolektive ka shtuar mbrojtjen e investitorit

12:00 / June 9, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi sot, në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2021.

Mete bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, si edhe parashtroi objektivat për periudhën në vazhdim.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se tregjet financiare u shfaqën rezistentë pas disa ngjarjeve të paprecedenta të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti, pandemia dhe së fundmi konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi se edhe përgjatë muajve të parë të vitit 2022, tregu i sigurimeve dhe pensioneve private vullnetare kanë vijuar trendin rritës, ndërsa konstatohet një rënie e lehtë e aseteve të fondeve të investimit, ku përsëri ekspozimi i tyre ndaj luhatshmërisë së tregjeve ndërkombëtare mbetet i kufizuar.

Autoriteti po monitoron situatën në vijimësi dhe ka miratuar një udhëzim të posaçëm ku u kërkohet shoqërive administruese të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin një sërë masash.

Gjithashtu Mete u shpreh se riformatimi i pjesës kryesore të ligjeve dhe rregulloreve të tregjeve nën mbikëqyrje, të përafruara me Direktivat Evropiane, ka dhënë efekte konkrete.

Ai përmendi ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit që ka rritur vlerën e dëmshpërblimit, ka reduktuar kohën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve, ka adresuar problematikat ndër vite me Fondin e Kompensimit, ka ulur ndjeshëm komisionet për ndërmjetësit dhe shpenzimet e marrjes në sigurim, si edhe ka mundësuar aplikimin për herë të parë edhe në Shqipëri të Raportit Evropian të Aksidenteve.

Ligji për sipërmarrjet e investimeve kolektive ka shtuar mbrojtjen e investitorit, ka rritur kërkesat për kapital për shoqëritë, ka mundësuar krijimin e formave të reja të fondeve të investimit, si edhe ka parashikuar për herë të parë marketimin dhe shitjen në Shqipëri të fondeve të licencuara në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, ligji për tregjet e kapitalit ka vendosur standarde më të larta licencimi dhe mbikëqyrjeje për subjektet, ka krijuar për herë të parë mundësinë e ofrimit të shërbimeve të reja të investimit, të ndërlidhjes së drejtpërdrejtë me tregjet globale, si edhe ka zgjeruar gamën e instrumenteve financiare.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi aderimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Memorandumin Shumëpalësh të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) si një zhvillim të rëndësishëm, në funksion të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes mbikëqyrësve në tregun e sigurimeve. Kjo u realizua pas një procesi rigoroz të verifikimit të përputhshmërisë së bazës ligjore dhe rregullatore me standardet ndërkombëtare të IAIS. Gjithashtu, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve dhe me asistencën e Bankës Botërore, Autoriteti po realizon një vlerësim të progresit të bërë në lidhje me Parimet Themelore Ndërkombëtare në sigurime.

Në fund të fjalës së tij, ai theksoi se Autoriteti do të përqendrohet në vijim te miratimi i pjesës së mbetur të akteve nënligjore, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve mbikëqyrëse dhe avancimi me standardet më të mira ndërkombëtare, finalizimi i strategjisë për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, si edhe monitorimi i kujdesshëm i treguesve kryesorë financiarë me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe shëndetshmërisë së subjekteve në mbikëqyrje.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë

21:58 / June 26, 2022

Vlorë/ Zjarr në kabinën elektrike, qendra në errësirë

21:52 / June 26, 2022

 Draghi: Eliminoni varësinë nga energjia ruse

21:48 / June 26, 2022

I riu nga Durrësi bën Ramën tatuazh në kurriz

21:45 / June 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Vizitë misterioze e Putinit në selinë e Kremlinit, publikohen pamjet në orët e vona të Presidentit

07:13 / June 27, 2022

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Vlorë/ Zjarr në kabinën elektrike, qendra në errësirë

21:52 / June 26, 2022
Te fundit

Vizitë misterioze e Putinit në selinë e Kremlinit, publikohen pamjet në orët e vona të Presidentit

07:13 / June 27, 2022

Shqiptarët rrahin për vdekje 42-vjeçarin në Greqi, dyshime se sherri nisi për një vajzë

23:10 / June 26, 2022

Dy grupe shqiptarësh përleshen me shqelma dhe grushte në mes të aeroportit në Itali

23:08 / June 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.