Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Raporti i Avokatit të Popullit, Ballanca: Problematika tek Policia, shkelen të drejtat e njeriut

11:37 / July 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tretw 707x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë vjetore të institucionit të Avokatit të Popullit për 2019.

Ballanca thotë se në krahasim me vitin 2019, në 2019 janë adresuar më shumë rekomandime, 213 teksa 63% e tyre janë pranuar nga institucionet publike dhe 25% po prej këtyre kanë gjetur zbatim të plotë.

Më tej ajo thotë se ka problematika tek Policia, ku përmend shoqërimet e paligjshme, dhuna, gazi lotsjellës.

”Na duhet konsensusi shoqëror për shumëçka. Sidomos në kohë krizash që i janë mbivendosur Shqipërisë në 30 vite, për demokracinë e munguar dhe ekonominë e brishtë. Nuk kemi arritur ende t’ua ofrojmë shqiptarëve. Shqiptarët na kanë kërkuar një Shqipëri europiane dhe rikthimi i besimit tek shteti dhe drejtësia. Duhet të ndryshojmë qasje dhe filozofi. Sa më parë ta bëjmë aq më mirë. Viti që lamë pasi ishte viti i parë kur Avokati arriti të plotësojë nivelin e parë drejtues me 5 komisionerë.

Në periudhën janar- dhjetor 2019, ka adresuar 213 rekomandime, 15% më shumë se në 2018 drejtuar organeve të administratës publike. 134 rekomandime, ose 63% janë pranuar, 25% kanë gjetur zbatimim të plotë, 66% të pjesshme, dhe 9% nuk janë zbatuar prej mungesës financiare.

4% është pa përgjigje, 23% në proces. Mungon një Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, që garanton të drejtat e njeriut. Të zbatohen sa më shpejt objektivat e Reformës në Drejtësi. Duhet të jetë prioritet kombëtar. Kthimi i besimit të publikut tek sistemi në drejtësi, mbetet në fokus të punës sonë.

Sa i përket Policisë, vërehen problematike, në momentet e para të shoqërimit dhe arrestimit, keqtrajtimit, apo shoqërime të paligjshme si dhe mbajtja në shoqërim tejet afateve të ligjhshme, dëmtimi i shëndetit të qytetarëve nga gazet lotsjellësë etj.

Për një sistem penetenciar, duhet një rekrutim i mirë i stafit dhe sigurimi i kushteve të tyre. I pajustifikueshëm është niveli i një minimumi jetik i të jetuarit në Shqipëri. Një nga komponentët bazë të demokracisë ëshë mirëqeverisja, por nuk mund të jetë me një administratë publike që nuk respekton të drejtat e njeriut.”- tha Ballanca.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.