Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Raporti i DASH, Karçanaj: Inkurajues, shumë shërbime të tjera do të kalojnë online

14:31 / September 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
91534247 10221926939513310 8664810053951291392 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raportet e organizatave më prestigjoze në glob si OECD dhe OKB kanë qenë në ‘një mendje’ në vlerësimin për Shqipërinë sa i takon gjithë procesit të digjitalizimit.

Së fundmi, këtyre raporteve u është bashkuar edhe ai i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) i cili gjithashtu ka vlerësuar kalimin e shërbimeve online, përmes platformës e-Albania.

Në raport thuhej se digjitalizimi i shërbimeve shmang kontaktin fizik të qytetarëve me zyrtarët duke ndihmuar kështu në uljen e korrupsionit.

Për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, një gjë e tillë është inkurajuese teksa pritet që shumë shërbime të tjera të kalojnë online.

Aktualisht në platformën e-Albania janë 750 shërbime, duke nisur nga certifikatat e deri te vërtetim pensioni, të cilat jepen online.

“Frymëzues dhe tejet inkurajues fakti që një vend i vogël si i yni po shkëlqen në fushën e digjitalizimit. Raportet e OECD, OKB dhe DASH kanë vlerësuar njëri pas tjetrit, revolucionin digjital të Shqipërisë, udhëhequr nga AKSHI.

e-Albania është sot jo vetëm një histori suksesi por një model i digjitalizimit të shërbimeve publike. Një platformë e cila i ka dhënë fund pritjeve, radhëve, ecejakeve e korrupsionit. Vazhdon puna për t’jua bërë më të lehtë çdo ditë të jetës”, shkruan Karçanaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.