Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Raporti i FAO: Rreth 400 mijë njerëz në Shqipëri nuk i përballojnë kostot e një diete të shëndetshme

18:05 / August 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PASIGURIA NE USHQIM 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 400 mijë njerëz që jetojnë në Shqipëri nuk mund të paguanin një dietë të shëndetshme në vitin 2021, raportoi Organizata Botërore e Ushqimit (FAO). Për të siguruar një dietë të tillë, një personi i duhen së paku 4.4 USD në ditë.

Kjo dietë nuk ka lidhje me ushqimin e shëndetshëm që shumica e njerëzve synojnë në ditët e sotme, por me vlerën e kalorive që i nevojiten njeriut në ditë.

Numri i personave që nuk ishin në gjendje të ushqeheshin me kaloritë e nevojshme ra në 400 mijë në vitin 2021, nga rreth 600 mijë që llogariteshin në vitin 2020, ku kufizimet pandemike përkeqësuan mundësitë për shumë individë kudo në botë.

Raporti vëren se ka një përpjekje të vazhdueshme për të ulur koston e dietës së shëndetshme që të bëhet e përballueshme për të gjithë, por rol kyç luajnë politikat e qeverive.

Deficiti strukturor midis prodhimit dhe konsumit e ekspozon Shqipërinë dhe vendet të tjera të varfra dhe në zhvillim ndaj pasigurive që lidhen me tregjet globale të mallrave ushqimore.

Teksa shumë persona nuk kanë akses në ushqimin e mjaftueshëm, të tjerët po vuajnë nga mbiushqyerja, duke rrezikuar obezitetin. Shqipëria po përballet nga një rritje të mbipeshës dhe obezitetit tek të rinjtë vë në dukje FAO.

Në rang global, politikat vazhdojnë të nxisin prodhimin e drithërave dhe sheqerit, teksa qytetet po braktisin dita-ditës dietat tradicionale, si ajo mesdhetare në dobi të ushqimit të përpunuar.

Zinxhiri më efikas i vlerës, tregtia më e mirë dhe siguria dhe cilësia e ushqimit kanë potencialin për të reduktuar dobësitë strukturore dhe në ofrimin e dietave të shëndetshme të përballueshme për të gjithë.

Kërkesa në rritje për ushqime dhe produkte bujqësore e nxitur nga rritja e popullsisë, rritja e të ardhurave dhe urbanizimi dhe nga ana tjetër, burimet po pakësohen nga gërryerja e tokës, rënia e sasive të ujit dhe biodiversitetit. FAO parashikon problemin në rritje sa i takon kequshqyerjes dhe sigurisë ushqimore.

FAO bën thirrje se duhen rritur përpjekjet për konsumin e ushqimeve me vlera ushqyese, duke reformuar politikat e subvencionimit të ushqimit, duke rritur ndërgjegjësimin për dietat e shëndetshme, duke nxitur sistemet e mbrojtjes së konsumatorit, duke inkurajuar politika të përshtatshme të tregtisë së ushqimit dhe duke luftuar humbjet nga mbetjet ushqimore./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.