Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Raporti i ISP: Deputetet femra më aktive në Parlament. Ja kush kryeson listën

12:50 / January 29, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Parlamenti 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti i Institutit për Studime Politike mbi aktivitetin parlamentar të deputetëve tregon se gratë deputete janë 10% më aktive se kolegët e tyre meshkuj.

Raporti shqyrton sesionin parlamentar shtator – dhjetor 2018, i cili u kushtëzua nga raportet e tensionuara politike, – marrëdhëniet e kushtëzuara të opozitës me Kuvendin dhe nga përpjekjet e mazhorancës për të ruajtur frymën e reformave dhe reformuar qeverisjen e saj. Dy agjendat paralele ndikuan në cilësinë e aktivitetit dhe të bilancit të Kuvendit dhe për pasojë, në dobësimin e rolit të tij si institucion përfaqësues, ligjvënës dhe kontrollues ndaj ekzekutivit.

Shumica e debateve parlamentare u dominuan nga ligjërimi i personalizuar politik dhe fokusimi tek agjenda ditore politike, jo tek ligjet dhe aktet e tjera në agjendën e Kuvendit. Burimi kryesor i ligjërimit konfliktual politik vijuan të jenë drejtuesit më të lartë të partive. Kodi i Sjelljes i miratuar më 2018 nuk arriti të ndryshojë standardet e sjelljes në Kuvend.

Në klasifikimin e deputetëve sipas nivelit të efikasitetit në aktivitetin parlamentar rezultoi se deputetët Erion Braçe dhe Vasilika Hysi (PS), Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashki (PD), si dhe Kejti Mehmetaj e Luan Rama (LSI ishin deputetët më aktivë në tri grupet më të mëdha parlamentare). Bojkoti i pjesshëm i opozitës dëmtoi procesin e vlerësimit të deputetëve, por edhe dobësoi fuqinë e deputetëve për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë parlamentare.

Në tërësi gratë deputete ishin 10% më shumë efektive sesa deputetët meshkuj, gratë ishin dominuese edhe në angazhimin në seancat plenare. Deputetët politikanë të karrierës patën angazhim dhe efektivitet më të lartë sesa prurjet e reja, dhe se niveli i angazhimit të deputetëve që vijnë nga biznesi ishte në kuotat më të ulta.

Deputetët më aktivë ishin ata të qarkut Fier dhe Elbasan, deputetët më pak efikas ishin ata të qarqeve Shkodër e Lezhë. Në votimet e akteve shumica absolute e mazhorancës shënoi 100% vota pro, ministrat më të akuzuar nga opozita patën minutazhin më të lartë të fjalimeve, dhe se tre deputetë u penalizuan për shkelje të Rregullores së Kuvendit.

Pa praninë e opozitës sfida kryesore e komisioneve parlamentare u bë arritja e kuorumit për legjitimitetin e mbledhjeve duke lënë në hije produktin cilësor të tyre. Në disa raste monitoruesit konstatuan parregullsi dhe fiktivitet në zhvillimin e mbledhjeve, formalizim të vendimeve, dhe se shumica absolute e nën/komisioneve shënuan bilanc negativ me mungesën totale të aktivitetit të tyre.

Progresi në drejtim të reformës në drejtësi (ngritja e Këshillit Koordinues, miratimi i disa ligjeve, ngritja e KED) mbeti i paplotë për shkak të mos reflektimit ende nga Kuvendi të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi legjislacionin e reformës, si dhe nga mungesa e konsensusit politik për një sërë aktesh të tjera me rëndësi.

Gjatë sesionit të vjeshtës 2018 u miratuan vetëm 3 ligje të reja, në krahasim me 27 ligje në të njëjtën periudhë më 2016 dhe 7 ligje më 2017. Fokusi kryesor ishin ndërhyrje përmirësuese në ligjet ekzistuese ose nisma për ndryshime ligjore në funksion të agjendës politike të ditës.
Ky sesion pati 11 nisma ligjvënëse nga deputetët, shifër më e lartë sesa sesionet e mëparshme parlamentare, por burimi kryesor i nismave vijon të jetë qeveria. Në katër muaj nuk pati asnjë mocion për debat, nuk pati nisma për komisione hetimore nga opozita, u shënua një interpelancë dhe rritje e ndjeshme të kërkesave të deputetëve për informacion nga organet ekzekutive dhe institucionet e tjera

Gjatë muajve të fundit Kuvendi shënoi progres në drejtim të rritjes së transparencës, shpenzimet dhe përfitimet financiare u bënë publike për herë të parë në historinë e tij, Kuvendi iu përgjigj me korrektesë të gjitha kërkesave për informacion, monitoruesit patën akses të plotë pjesëmarrjeje, shoqëria civile u ftua të japë opsionet e veta për çështje të ndryshme, pati pjesëmarrje aktive të deputetëve në trajnime me grupet civile, Kuvendi mori në konsideratë sugjerimet e raporteve monitoruese për përmirësime në aspekte të ndryshme.

Kuvendi pati bilanc pozitiv në koordinimin dhe raportimin me institucionet kushtetuese dhe të pavarura, por shfaqi vonesa dhe standarde kritike në praktikat e plotësimit të vendeve vakante, në transparencën ndaj praktikave konkurruese, në përmbushjen në kohë të vendimmarrjeve dhe në publikimin e të dhënave online mbi këto praktika.

ISP kryen monitorimin e Kuvendit për periudhën shtator 2017-shtator 2020 mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Holandës).

Të gjitha të dhënat e detajuara publikohen edhe në platformën online ëëë.deputetim.al, platformë e cila është edhe në formën e aplikacionit për çdo pajisje android.

Një prej risive dhe përgjegjësive kryesore të ekipit monitorues të ISP në këtë projekt është hartimi dhe plotësimi periodik i tabelës së klasifikimit të deputetëve sipas nivelit të tyre të efikasitetit në aktivitetin parlamentar.

Kjo përpjekje deri tani ka rezultuar pozitive dhe është mirëpritur nga deputetët dhe publiku, pavarësisht vështirësive që vijnë nga bojkotet sezonale parlamentare, ndryshimet në Kuvend apo krizat politike.

Raporti analizon në mënyrë sa më profesionale dhe të paanshme të gjitha të dhënat e grupeve të monitorimit, vlerën punën e deputetëve, risitë dhe problematikat, si edhe ofron rekomandime përmirësuese për të ardhmen.

ISP parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.