Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se raporti përfundimtar i ODIHR-it, për Zgjedhjet e 30 Qershorit, thotë qartë se zgjedhjet në Shqipëri ishin demokratike.
Në një postimi në Tëiter Balla thekson se të gjitha rekomandimet e dala nga raporti përfundimtar i ODIHR-it do të adresohen në Kodin Elektoral.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Raporti përfundimtar #ODIHR për Zgjedhjet e 30 Qershorit e thotë qartë se korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi zgjedhje demokratike. Tashmë të gjitha rekomandimet t’i adresojmë në Kodin Elektoral.
