Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Raporti i prokurorisë për 2019, Vlora qyteti me nivelin më të lartë të krimit në vend, Dibra qarku me nivelin më të ulët

18:18 / April 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policet e Durresit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriminaliteti vijon të jetë prezent në vend, ndonëse kemi një rënie të tij dhe një rritje të procedimeve penale krahasuar me vitin 2018. Në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100.000 banorë në vitin 2019 është më i ulët se ai i vitit 2018, ndërkohë që theksohet se qarku i Vlorës është ai që ka nivelin më të lartë të krimit në vend, krahasuar me 11 qarqet e tjera. “Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100.000 banorë në vitin 2019 është 1072 ndërsa në vitin 2018 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 1094. Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100.000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë: në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2019 është 1660”, thuhet në raport.

Më tej, Prokuroia bën me dije se për vitin që lamë pas në qarkun e Durrësit, numri i të proceduarve për krime të ndryshme i kalon mbi 1 mijë persona, ndërsa në qarkun e Elbasanit mbi 900 persona. “Në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2019 është 1259; në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2019 është 928”, thuhet në raport. Po ashtu, në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se numri i të proceduarve për krime të ndryshme i kalon mbi 1 mijë e 100 persona. “Në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2019 është 1135”, thuhet në raport.

Por interesant është fakti se në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili i është dërguar Kuvendit, thuhet se Dibra është qarku me nivelin më të ulët të krimit në vend. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë për vitin 2019 e ka qarku Gjirokastër, 15,39 %, ndërsa në qarkun Shkodër vërehet ulje e koefiçentit të kriminalitetit me 20,61 %”, thuhet në raportin vjetor të prokurorisë që disponon gazeta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

Durrës/ Makina përplas për vdekje 32-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

10:14 / August 21, 2026

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

10:09 / August 21, 2026

Situata me zjarret/ 20 vatra në 24 orë në Shqipëri, 9 vijojnë aktive, 235 forca në terren

10:03 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.