Shqipëria mban vendin e tretë në listën me përqindjen më të madhe të popullsisë vendase që jeton në diasporë. Sipas një raporti nga OKB, 30.7 përqind e popullsisë së Shqipërisë jeton në diasporë.
Një grup kombesh që zakonisht shfaqet në mesin e vendeve me diaspora më të gjera janë ato në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Europa Perëndimore.
Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim i shtuan këto efekte në disa vende. Kjo shihet sot në Bosnje dhe Hercegovinë, ku 34 për qind e popullsisë jeton jashtë vendit dhe në Shqipëri, ku kjo shifër është 30.7 për qind. Në rajonet ku vendet e vogla janë të zakonshme, dhe si faktor shtohet largësia, për shembull, në Karaibe ose Oqeani, jeta në diasporë është më e përhapura.
