Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Raporti sekret/ Prag katastrofe prej kompromentimit të bombave bërthamore në luftanijen e SHBA

21:18 / October 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta e 3-të Botërore mund të kishte shpërthyer në mesin e tensioneve të Luftës së Ftohtë, por një raport sekret i deklasifikuar së fundmi tregon Amerika ka qene shumë pranë një katastrofe bërthamore të krijuar vetë nga dora e saj.

Tensionet mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik lindën në Luftën e Dytë Botërore kur presidenti Harry Truman mbajti sekret nga Joseph Stalin forcën e vërtetë të armëve bërthamore, para se t’i përdorte ato mbi qytetet japoneze të Hiroshima e Nagasaki.

Prandaj Kremlini nxitoi të krijonte arsenalin e tij bërthamor për t’iu përshtatur forcës së rivalit të tij të ri.

Në dokumentarin e ri “Aksidenti i armëve bërthamore në det” detajohet sesi SHBA mund të kishte qenë autore e katastrofës së saj bërthamore në disa raste.

Në tekst thuhet se gjatë Luftës së Ftohtë dhe veçanërisht gjatë krizës kubane me Bashkimin Sovjetik, luftanijet e nëndetëset e SHBA bridhnin në oqeanet e botës mesatarisht me 5000 bomba bërthamore të shperndara mes tyre.

Shumë nga këto dislokime lufte ishin sekrete deri në vitin 2016, kur u deklasifikua raporti i masës gjigande të armatimeve bërthamore që Amerika mbante në gatishmëri nëpër dete.

“Rreziku i aksidenteve bërthamore ishte shumë i lartë pasi një numër aksidentesh si zjarre apo përplasje mes mjeteve detare të sulmit, në disa raste kanë sjellë armatimet disa sekonda larg katastrofës”, thuhet në dokumentar.

“Të dhënat më parë sekrete të departamentit të mbrojtjes së SHBA zbulojnë masën impresionuese të armatimeve ne dete, nga vitet 1950-të deri në 1990-at”.
Autorët shtojnë se kjo shpërndarje arriti kulmin në 1975 kur 6,191 bomba bërthamore lundronin nëpër detet e botës.

Transportimi i këtyre mjeteve në luftanije apo nëndetëse, nuk do të thotë se ato nuk përdoreshin. Disa prej tyre janë humbur në det gjatë transportit, ndërsa të tjera raportohet se kanë shpërthyer gjatë aksidenteve.

Më tej shtohet: “Në 1965, një gjuajtës amerikan A4E i bërë gati për fluturim dhe i armatosur me predha termonukleare, thjesht u rokullis nga kuverta e aeroplanmbajtëses dhe u fundos në det bashkë me bombat e tij bërthamore, diku mes Vietnamit e Japonisë”.

“Avioni i mbytur dhe ngarkesa e tij ende nuk janë gjetur”.

“Më tej përsëri në 1968, nëndetësja amerikane USS Scorpion, e armatosur me të paktën një silur me mbushje bërthamore, pësoi një aksident të papublikuar dhe u fundos rreth 600km larg ishujve portugesë të Azores.”

“Edhe sot detajet e incidentit dhe ngarkesës së mjetit mbeten sekret”.

Lexuesi i tekstit shpjegon më tej: “Por ndoshta po aq të rrezikshme ishin dhe aksidentet e zjarreve apo shpërthimeve në bordin e luftanijeve, që mund të ndryshonin në çdo moment transportin ‘paqësor’ të këtyre armëve të shkatërrimit në masë”.

“Në 14 janar, 1969, aeroplanmbajtësja amerikane USS Enterprise po shoqërtonte dy luftanije, kur raketat MK-32 Zuni të vendosura në gjuajtësin F4 Phantom shpërthyen nga nxehja natyrale”.

“Serbatori i karburantit të avionit gjithashtu shpërtheu duke shkaktuar një zinxhir zjarresh që përfshinë të gjithë pjesën e pasme të aeroplanmbajtëses.”

“Në atë moment luftanija kishte 90 armatime bërthamore në bord dhe vetë motorët e saj funksiononin të shtyrë nga tetë reaktorë bërthamore. Reagimi ishte për fat i shpejtë dhe zjarret u vunë nën kontroll nga stafi ushtarak”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.