Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti / Shqipëria është vendi ideal për të mbajtur një pistoletë apo lëndë shpërthyese pa leje

18:22 / February 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbledhje qeverie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Statistikat zyrtare të qeverisë konstatojnë se lufta ndaj armëmbajtjes pa leje si edhe përdorimit të eksplozivëve ka pësuar një rënie gjatë viteve të fundit dhe kjo për një serë shkaqesh. Në Strategjinë e Kontrollit të Armëve të Lehta dhe Eksplozivëve, qeveria thekson se që prej vitit 2012, vërehet një rritje e armëmbajtjes pa leje në Shqipëri, ndërsa zbulueshmëria në vitin 2017 është mjaft e vogël.

“Gjatë periudhës 2006-2017 në total në shkallë vendi janë evidentuar 9.380 vepra penale të armëmbajtjes pa leje, janë zbuluar 8,268 prej tyre, ose 88.1%, me 9.687 autorë. Ajo që të bën përshtypje është fakti se trendi i kësaj vepre penale pas vitit 2012 ka shënuar rritje në raport me vitet e mëparshme.

Gjatë vitit 2017 janë identifikuar 1,090 autorë të veprave penale të armëmbajtjes pa leje, nga të cilët 587 janë arrestuar, ose 54%, 111 janë ndaluar, ose 10%, 246 ndiqen në gjendje të lirë, ose 23% dhe 139 autorë janë shpallur në kërkim, ose 13% e totalit të autorëve të veprave penale të armëmbajtjes pa leje”, shkruhet në raport.

Ndërkohë, qeveria shpreh shqetësimin edhe për sasinë e lëndëve plasëse që qarkullojnë në vend, stoqe të cilat kanë mbetur që prej vitit 1997.

“Shqetësim mbeten lëndët plasëse të trashëguara nga e kaluara, TNT, dinamitët që përdoren nga elementet kriminale, të cilat janë të vështira gjatë hetimeve në zbulimin e autorëve të

tyre.

Nga analizimi i ngjarjeve kriminale të ndodhura përgjatë vitit 2017, në territorin e Republikës së Shqipërisë, është konstatuar së grupet kriminale për të mbrojtur aktivitetin e tyre si dhe për të eliminuar kundërshtarët e tyre, gjithmonë e më shumë po përdorin lëndët plasëse më telekomandim në distancë.

Hetimet e kryera në disa ngjarje kriminale kanë dëshmuar se origjina e disa lëndëve plasëse vjen nga ish arsenali i trashëguar nga viti 1997″, thuhet në raport.

377222

leje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.