Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti zbulon skandalin me tenderat / Sandër Lleshaj nis kontrollin në Agjencinë e blerjeve të përqëndruara

18:16 / March 20, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kontroll i brendshëm nga Drejtoria e Auditimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka konstatuar dhjetra shkelje në procedurat e tenderimit që ka zhvilluar gjatë vitit 2018  Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara.

Organi më i madh i prokurimeve në Shqipëri, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili kryen shumicën e blerjeve qëndrore është përshirë në një aferë ku janë zbuluar shkelje të ligjit të prokurimit publik, dy standardizime me përzgjedhjen e fituesit në garë dhe vonesa të pajustifikuara në procedur. Auditi i ngritur me urdhër të ministrit Sandër Lleshaj konstaton se shkeljet kanë sjellë  dëme për autoritetet që i kanë kërkuar Agjencisë të bëjë blerjet, ndërsa vetëm për vitin 2018 kjo njësi ka prokuruar 18 milion dollarë fonde publike.

Të gjithë tenderat e agjencisë janë kryer në periudhën e  dytë të vitit, për shkak se nuk është nxjerrë asnjë akt ligjor për funskionimin e brendshëm të saj, ndërsa vetë ky organ nuk ka grumbulluar nevojat për prokurime që kanë patur institucionet e tjera.

‘’Mosmarrja e masave nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara për grumbullimin e të dhënave nga Autoritetet Konktraktore ka çuar që procedurat e prokurimit të realizohen në gjashtëmujorin e dytë të vitit , duke ndikuar në mosrealizimin në kohë të procesit të prokurimit dhe mosplotësimin e nevojave të autoriteteve kontraktore brenda vitit buxhetor për mallra e shërbime’’, thuhet në raport.

Raporti zbulon më tej se në të gjithë tenderat e zhvilluar janë hasur vendime të cilat janë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik. Në rastin e procedures “Blerje uniforme dhe element përbërës të tyre për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve” në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, gjë që ve në dyshim se kriteret mund të jenë bërë vetëm për atë duke e favorizuar. Po ashtu Komisioni i Vlerësimit të Ofertave  ka quajtur devijime të vogla kritere të rëndësishme për plotësimin e kontratës për këtë operator ekonomik, ndërsa rezulton se po e njëjta kompani, për tenderin ndërkombëtar “Blerje uniformash për Policinë e Shtetit” është skualifikuar për kriteret e anashkaluara në tenderin e Drejtorisë së Burgjeve duke mbajtur hapur dy standarde.

Agjencia e Blerjeve të Përqënduara ka dështuar po ashtu në misionin e saj kryesor: unifikimin e çmimeve për njësi me qëllim uljen e tyre dhe kursimin e parave në buxhetin e shtetit. Vetë krijimi i kësaj agjencie ka në thelb blerjen e artikujve të njëjtë për institucione të ndryshme qëndrore, në mënyrë që çmimi i blerjes të jetë më i ulët dhe të ketë përfitim të parave të taksapaguesve. Por auditi ka zbuluar, se në rastin e çmimeve të dietave ushimore, janë përdorur vlera të ndryshme në kriteret e vendosura në procedurat e prokurimit për institucione të ndryshme. Kështu çmimi për njësi në spitalin e Lezhës për të njëjtin artikull, rezulton të jetë llogaritur më pak se për dietat e policisë në Durrës, dhe më shumë se në rastin e spitalit të Beratit. Çmimi i mishit për spitalin e Lezhës është vendosur të blihet me 1066 lekë/kg, ndërsa për atë të Beratit 650 lekë/kg, dy herë më pak, raporton tirananews.al

Auditi ka zbuluar edhe “lojën” me vendosjen  e kritereve nga njësia e prokurimit. Në disa raste në procedurat e prokurimit operatorëve ekonomikë u janë kërkuar certefikata “ISO”, ndërsa për procedura të njëjta nuk janë kërkuar, duke ngritur dyshime në paracaktimin e fituesit të garës dhe vendosjen e kritereve që i plotëson vetëm një operator.

Një tjetër shkelje e rëndë janë edhe vonesat në shpalljen e fituesit, ku edhe pse në procesverbaleve, janë bërë brenda ose afër afatit ligjor 15 ditë, shpallja e fituesit ka ndodhur në disa tendera me afro 1 javë vonëse, duke mbajtur peng firmosjen e kontratës dhe duke penalizuar institucionet që kanë bërë kërkesë për blerje mallrash e shërbimesh për ta marrë shërbimin e blerë.

Mësohet se kontrolli në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara nuk ka përfunduar, pasi po skanohet edhe sistemi elektronik i brendshëm i punonjësve të kësaj agjencie. Në bazë të gjetjeve paraprake konstatohet se nga ana e titullarit të këtij institucioni,Edlira Naqellarit, u janë dërguar e-maile punonjësve për mënyrën se si duhet të bëjnë vlerësimin në disa tendera.

Emri i Edlira Naqellarit u bë publik në media disa javë më parë, për shkak të një denoncimi të bërë nga kancelarja e Gjykatës së Lezhës pranë organeve të Vettingu-t, se motra e kryetares së kësaj gjykate (Ornela Naqellarit) kishte asistuar Gjykatën në një procedurë prokurimi. / tirananews.al

doc
  • ad76ae08 a1d0 4915 8eff e0ba7cce3cce 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026

AKMC mbledh Komisionin Teknik Këshillimor, Çako: Bashkojmë forcat kundër zjarreve, jemi në gatishmëri 24/7!

14:57 / July 7, 2026

Berisha nxjerr fotot nga holli i Kryeministrisë: “Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri”

14:18 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.